Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në mbarë botën, duke theksuar se situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme.”-thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër ambasada paralajmëron për rreziqet e mundshme për qytetarët amerikanë jashtë vendit.
“Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.”-thuhet më tej në njoftim.
Për këtë arsye, Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të informuar për zhvillimet e fundit.
“Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim.”- përfundon njoftimi i ambasadës.
Komente
