Ambasada e SHBA në Tiranë

Politikë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

29 Maj, 18:10| Përditesimi: 29 Maj, 18:12

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi sot një politikë të re të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, e cila synon të kufizojë lëvizjen dhe udhëtimet drejt SHBA-së për zyrtarët dhe individët e huaj që marrin pjesë në censurimin e lirive të shprehjes së qytetarëve amerikanë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, Rubio thekson se amerikanët përballen prej kohësh me presione dhe sfida nga autoritete të ndryshme jashtë vendit, të cilat i ndjekin nëpërmjet gjobave, padive apo pengesave të tjera për shkak të shprehjes së lirë të drejtë kjo që ai e konsideron thelbësore dhe të pacënueshme.

“Liria e shprehjes është thelbi i jetës amerikane një e drejtë natyrore që qeveritë e huaja nuk kanë të drejtë ta kufizojnë,” thuhet në mesazhin e Sekretarit Rubio.

Sipas kësaj politike të re, personat që përfshihen në kufizimin e këtyre lirive nuk do të kenë më mundësinë të hyjnë në SHBA, duke u ndaluar nga privilegji i udhëtimit.

“Ndërsa në Amerikën Latine, Evropë apo kudo tjetër, ata që pengojnë të drejtat e amerikanëve nuk do të trajtohen më me tolerancë apo heshtje,” përfundon deklarata e Sekretarit Rubio.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?