Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për qëndrimin e palëkundur të qeverisë amerikane ndaj emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kombëtare.
Siç theksoi Sekretari Rubio, “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.”
Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit.
Këto masa vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin kontrollet në kufi dhe të përmirësojnë sistemet e verifikimit për të parandaluar hyrjen e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë kombëtare.
"Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike."-mesazhi i shpërndarë i Ambasadës Amerikane.
Komente
