Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Kronikë

Ambasada e SHBA-së pyet shqiptarët se çfarë presin nga viti i ri, qytetarët: Llotarinë dhe drejtësinë

2 Janar 2020, 12:13| Përditesimi: 2 Janar 2020, 12:28

  • Share

Ambasada Amerikane në Tiranë përveç urimit special për Shqipërinë, ka publikuar edhe një pyetje të veçantë.

"Çfarë prisni më shumë nga ky vit?", ka shkruar ambasada në faqen e saj.

Shqiptarët të ndikuar nga kjo pyetje kanë komentuar në faqen e ambasadës. Në komente të shumta janë qytetarë që duan të fitojnë llotarinë amerikane.

Të tjerë presin që ambasadorja e re të ketë një rol sa më aktiv në vendin tonë e disa të tjerë urojnë që misioni i tyre diplomatk të ketë sukses dhe që 2020 të jetë viti i drejtësisë.

"Presim që ambasadorja e re të luajë një rol sa më aktiv që të shembet korrupsioni galopant që e rendit Shqiperinë në 3 vendet më të korruptuara të planetit...62%...dhe ti jepet fund kaosit institucional që ka kapluar vendin,sidomos me shkatërrimin e sistemit gjyqesor...një postulat thotë që plagën kurrë nuk e shëron ai që e shkakton...të mos presim rregullimin nga ato qe e shkaktuan këtë kaos...", shkruhet në një koment.

"Gëzuar !Presim ,shpresë ,për një drejtësi dhe politikë të pakorruptuar !Populli i thjeshtë ka besim në ndihmën tuaj të pacmuar .Faleminderit !!!", ka shkruar një qytetare.

"Llotarinë amerikane, hajde një vit i mbarë për ju e për ne,me ate reformën që më në fund po vjen falë kembenguljes suaj të madhe..!", ka komentuar një qytetar.

Komento

Komente

  • Tani: 02/01/2020 17:26

    DREJTESINE E DUAM KETU NE SHQIPERI,,AMERIKEN E KEMI NE SHQIPERI ,,ME MIRE I PARI I KATUNDIT ,,SE I FUNDIT NE QYTET....

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/01/2020 14:14

    Për drejtesine ok po për llotarine përse? Për hamall? Amerika me lloto mer hamejte, hamall dhe vetem hamall sepse kokat i mer pa lloto!

    Përgjigju
  • Boko: 02/01/2020 13:04

    Nuk shoh arsye te jem optimist, sepse nuk vendosin qytetaret por arroganca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?