Foto ilustruese

Kronikë

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve! Viza nuk merret në këmbim të parave

26 Shkurt 2021, 11:28| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 11:30

  • Share

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve për marrjen e vizës, në këmbim të parave.

Ambasada shkruan se shpesh kontaktohen nga individë të cilët kanë rënë viktima nga mashtrimet e vizave, duke shtuar se zakonisht ato bëhen përmes faqeve të rreme te internetit, adresave të eimailit dhe kërkesave për tarifa shtesë.

“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t'ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, është shkruar në fund të postimit.

Vlen të theksohet se 2 ditë më parë presidenti i SHBA-së Joe Biden, “përmbysi” një nder politikat e Donald Trump lidhur “kartën jeshile”.

Ai e rikthehu mundësinë dhe shpresën që emigrantët përmes plotësimit të kushteve të caktuara të mund të jetojnë “ëndrrën amerikane”.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?