Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe ka nënvizuar rëndësinë që ka kjo ditë për popullin shqiptar. Përmes një postimi ne facebook, ambasada ka shkruar shkurtimisht historinë e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, duke theksuar se duhet të kujtojmë sakrificat e popullit shqiptar pasi ky është një moment i lavdishëm.
“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane.
Lajmi kryesor:
78-vjetori i Çlirimit, ‘Gjermani i fundit’ ndan sërish PS-në dhe PD-në! Begaj, Nikolla, Veliaj dhe ambasadorët homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
K.T./ReportTv.al