Kronikë

Ambasada e Rusisë: Shqipëria heq vizat për turistët rus për periudhën 1 prill-31 dhjetor 2021

9 Prill 2021, 18:02| Përditesimi: 9 Prill 2021, 18:10

  • Share

Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka njoftuar shtetasit e saj se Shqipëria ka vendosur të anulojë vizat për ta për sezonin turistik. Qeveria shqiptare ka vendosur që turistët rus kanë të drejtë qëndrimin në vendin tonë deri në 3 muaj ose 90 ditë brenda 180 ditëve ose 6 muajsh dhe kjo do të jetë e vlefshme për periudhën nga 1 prilli deri më 31 dhjetor 2021.

Sipas këtij vendimi, shtetasit rusë, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë dhe pa vizë. Heqja e vizave, bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj.

 “Shqipëria anulon vizat për turistët rusë. Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021. Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180 ditë, duke filluar nga data e hyrjes.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i Ambasadës së Rusisë

Komento

Komente

  • redu: 09/04/2021 19:23

    Veorim shune i drejte nga qeveria per qytetaret rus. Keshtu ndihmohet ekonomia neoermjet turizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?