Foto nga takimi

Ambasada e SHBA i dhuron drejtorisë së burgjeve paisje: Reformat duhet të trajtojnë korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të funksionojnë jashtë burgjeve

6 Tetor 2020, 10:51| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 10:55

  • Share

Ambasada e SHBA në Tiranë, i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, disa kompjutera dhe projektorë, në mbështetje të reformave të sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues.

Ka qenë drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, Ben Rockwell, i cili i ka dhuruar paisjet gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues. Si pjesë e mbështetjes, Drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockëell i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili në fillim të kësaj jave kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit.

Menaxhimi modern i burgjeve kërkon përgatitje të specializuar profesionale për zyrtarët e sigurisë së burgjeve, gjë e cila po ofrohet nga Qendra e Trajnimit. Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada thekson se reformat që mbështet në sistemin e burgjeve, duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin, i cili u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve.

"Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve. Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t'i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet", shton ambasada e SHBA.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?