Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shpërndarë një postim, ku prezanton se Forcat e Armatosura Shqiptare janë pajisur me mjete të quajtuara ‘Fly Away Kits’ të cilat shërbejnë për rritjen e efikasitetit në fushën e sigurisë kibernetike. Pajisja është dhuruar nga SHBA dhe ka një vlerë prej 940 mijë dollarësh.
‘Fly Away Kits’ është një pajisje që i shërben ushtrisë si pjesë e Qendrës së Operacioneve të Sigurisë Kibernetike pranë Forcave të Armatosura.
Në postimin e publikuar shihet dhe inxhinieri John Shkëmbi i specializuar në Akademinë Ushtarake West Point, e cila ndihmon në ruajtjen e sigurisë kibernetike të forcave ushtarake. Inxhinieri jep shembullin e suksesit lidhur me këtë shërbim të ri që ndihmon ruajtjen dhe sigurinë e vendit.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
A e dini se të diplomuarit e Akademisë Ushtarake West Point ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë kibernetike të Forcave të Armatosura Shqiptare? Njihuni me John Shkëmbin, i cili iu bashkua Qendrës së Operacioneve të Sigurisë Kibernetike të Forcave të Armatosuara një vit më parë si inxhinier i sigurisë kibernetike. Kjo njësi mori së fundmi pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara, të quajtura “Fly Away Kits”, me vlerë prej 940,000 dollarësh. Këto pajisje rrisin efikasitetin dhe lëvizshmërinë e njësisë në përballjen dhe izolimin e sulmeve kibernetike. Dhurimi i këtyre pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara thekson partneritetin e fortë dypalësh mes vendeve tona, duke punuar së bashku për të rritur sigurinë e të dy kombeve.
Një "Fly Aëay Kit" është një sistem kompakt dhe i lëvizshëm që ofron mundësi lidhjeje satelitore dhe komunikimi në terren, i dizajnuar për përdorim në misione emergjente, ushtarake, transmetime live ose operacione në zona të izoluara. Këto pajisje janë të njohura për portabilitetin, qëndrueshmërinë dhe lehtësinë e përdorimit.
Komente
