Ambasada e SHBA-së takim me gjyqtarë të GJKKO

Ambasada e SHBA takim me gjyqtarët e GJKKO: Pavarësia e gjyqësorit rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit

14 Shkurt, 09:32| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:52

  • Share

TIRANË- SHBA ka rikonfirmuar mbështetjen për sistemin e drejtësisë në vend. Ekipi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë ka zhvilluar një takim me gjyqtarë të GJKKO-së dhe Apelit të GJKKO-së për të theksuar rolin vendimtar të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

SHBA thotë se janë të përkushtuar në mbështetjen ndaj tyre, pasi ata punojnë për të dhënë drejtësi brenda sistemit ligjor transparent për të gjithë qytetarët shqiptarë.

‘Ekipi ynë i Ambasadës së fundmi priti gjyqtarë nga Gjykatat Speciale të Shkallës së Parë dhe të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin vendimtar të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave Speciale, pasi ato punojnë për të dhënë drejtësi brenda një sistemi ligjor transparent për të gjithë qytetarët shqiptarë.’- njofton ambasada e SHBA.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?