TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka dhënë një mesazh të veçantë në ditën e Shën Valentinit. Ambasada ka ndarë në ‘Facebook’ një foto të ish-presidentit Ronald Regan nga momenti që ka qenë duke zgjedhur një kartolinë për bashkëshorten e tij në ditën e ‘Shën Valentinit’.
Ambasada shkruan se edhe presidentët e SHBA-së në këtë ditë të veçantë e gjejnë kohën për të festuar.
“A mundet që në këtë ditë t’i pëshpëritësh (Nensit) që dikush e dashuron atë fort dhe shumë e më shumë çdo ditë?”, shkroi në letër Regan.