Ambasada franceze dhuron 1 mijë maska mbrojtëse për bashkinë e Durrësit

15 Prill 2020, 17:18| Përditesimi: 15 Prill 2020, 17:21

  • Share

Në kuadër të ndihmës për përballimin e situatës nga COVID-19 ambasada franceze ka dhuruar 1 mijë maska mbrojtëse për punonjësit e bashkisë së Durrësit. Ndihmat janë dhënë nga ambasadorja franceze  në vendin tonë Christina Vasak kryetarit të bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj. Maskat e dhuruara do të do të shërbejnë për të mbrojtur punonjësit e bashkisë, vullnetarët dhe të gjitha ekipet në terren që punojnë çdo ditë në shërbim të familjeve më në nevojë ashtu edhe në zbatimin rigoroz të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?