Pasi Ambasada Italiane njoftoi se kreu porosinë e Melonit për të paguar faturën për 4 turistët italianë të cilët nuk shpërblyen restorantin në Berat për porosinë, ambasada ka dhënë një njoftim të dytë. Pas kritikave të opozitës italiane të cilët shpreheshin se fatura është paguar nga fondet publike, ambasada italiane sqaron se llogaria është paguar nga paratë e kryeministres italiane. Në pamundësi të shefes së qeverisë italiane për të shkuar vetë në Berat, pagesa u krye nëpërmjet ambasadës italiane.
“Janë përdorur fondet personale të Melonit. Pagesa është shlyer me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila e kishte të pamundur të shkonte personalisht për të kryer pagesën në restorant”- thuhet në njoftimin e dytë të ambasadës italiane.
Më herët, ambasada italiane bëri me dije se llogaria për 4 turstët italianë të cilët ikën pa paguar nga restoranti në Berat është kryer me sukses, por pas kritikave të opozitës u dha një sqarim më i hollësishëm.
Lajmi kryesor:
Meloni paguan faturën e papaguar të 4 të rinjve italianë në lokalin e Beratit: Një turp, Italia nuk mund të humbasë respektin! Ambasada: E pagoi me paratë e veta
G.MO/ReportTv.al