Sociale

Ambasada Italiane hap garën për 'shtëpi të re' në Tiranë, ambasadori Bucci: Ndërtesa aktuale nuk i përgjigjet kërkesave, hera e parë që bëhet me konkurs

28 Tetor 2021, 11:06| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 15:11

  • Share

Ambasada italiane, përmes një aktiviteti të posaçëm, ka shpallur hapjen e tenderit për projektimin e një selie të re. Në konferencën ku u shpall hapja  e tenderit, ambasadori italian, Fabrizio Bucci tha se selia aktuale nuk i përgjigjet kërkesave dhe se kjo është hera e parë që hapet një konkurs i tillë për ndërtimin e godinës së ambasadës.

Ai theksoi se është parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, ndryshe nga  e tanishmja e rrethuar nga mure, si dhe të ketë hapësirë për ekspozita.

"Do ndërtojmë ambasadë të re sepse ndërtesa e tanishme nuk i përgjigjet kërkesave selia aktuale. Shpresojmë të jenë të shumtë arkitektët që do marrin pjesë për ndërtimin e selisë së re. Kemi ndërtuar shumë seli të ambasadave italiane në botë por është hera e parë që hapim një konkurs të tillë. Kemi parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, të ketë hapësirë për ekspozita. Të jetë pa mure që qytetarët e Tiranës ta ndjejnë si një vend social", u shpreh ai.

Ambasada aktuale italiane ndodhet në Rrugën "Papa Gjon Pali II", ndërsa godina e re do të ndërtohet në po të njëjtin vend, ku punimet pritet të fillojnë verën e vitit të ardhshëm.

Për këtë arsye, ambasadori italian u shpreh se ata duhet të lënë ndërtesën aktuale dhe të gjejnë një hapësirë të përkohshme, por pa përcaktuar se ku.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?