Politikë

Ambasada e Italisë: Në 30 qershor mund të ketë tensione, në veçanti në veri të vendit! Evitojini

27 Qershor 2019, 13:36| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 13:41

  • Share

Tre ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasada Italiane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin zonat ku mund të shkaktohen tensione në qendrat e votimit. Në njoftim evidentohet pikërisht zona e veriut, nisur nga incidentet e shënuara në këto zona pas sulmeve në KZAZ dhe materialeve zgjedhore të ndodhura në Shkodër, Kukës dhe Burrel.

"Me rastin e zgjedhjeve të kontestuara vendore, të planifikuara për më 30 qershor, lajmërojmë se mund të regjistrohen momente tensioni pranë qendrave të votimit, në veçanti por jo ekskluzivisht në veri të vendit.

Rekomandojmë të evitohet frekuentimi në këto zona, ambjentet që do të shërbejnë si qendra votimi etj. Është sugjeruar përgjithësisht për të përdorur maturi maksimale në lëvizje. Ambasada e Italisë vazhdimisht monitoron situatën prandaj rekomandohet të ndiqni përditësimet gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale.” shkruhet në njoftimin e ambasadës italiane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?