Noizy

Noizy anulon turin në SHBA! SHBA i revokon vizën, ja arsyeja

29 Tetor, 22:38| Përditesimi: 29 Tetor, 23:56

  • Share

Reperi i njohur Noizy ka anuluar turin që kishte planifikuar të bënte në SHBA, për shkak të problemeve me vizën.

Me anë të një foto të publikuar në InstaStory, Noizy u ka kërkuar ndjesë të gjithë dashamirësve të tij, duke theksuar se nuk do të ketë mundësi të jetë pranë tyre këtë herë.

“U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë. Nuk e kuptoj, por çka është, është. Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane,” shkroi reperi.

Arrestimi i Noizy-t ndodhi në Shëngjin më 7 gusht të këtij viti pas një urdhri të autoriteteve kosovare, i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax

Reperi më pas u ekstradua në Kosovë, ku kaloi disa ditë në paraburgim.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • doktori: 31/10/2024 14:18

    Ty o palaço patronazhist duhet të shpallin Non grata edhe në republikën e Kosovës

    Përgjigju
  • Zinzinku: 30/10/2024 04:25

    ky palaco duhej shpallur non grata me kohe per pastrim parash te grupeve te ndryshme kriminale ne angli dhe BE

    Përgjigju
  • Iris: 30/10/2024 03:10

    Ata kur t'a heqin ,t'a heqin /for good/! Mos i mbaj me shpresa te kota fansat se eshte /vetem kesaj rradhe/!

    Përgjigju
  • O rigels: 30/10/2024 01:18

    Do bëjm protest për ty plako që të fusin non-Grata bashk me edi ramen se ne ikim nga ju e ju nuk na lini rehat. Gogola!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?