Kush nuk ka parë filmat amerikanë me agjentë të FBI dhe kush nuk ka ëndërruar të bëhet si ata? Përherë profesionalë dhe këmbëngulës për të gjetur të vërtetën dhe për të gozhduar me fakte dhe prova kriminelë të ndryshëm. Kohët po ndryshojnë edhe në Shqipëri dhe nga filmat, ëndrrat, gjërat mund të bëhen realitet për shumë të rinj tëv specializuar dhe të vendosur për të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë. Ky është njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë që mund të jetë për ju:
Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI https://bit.ly/3fXfDGY
Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t'ju ndihmojnë. Aplikoni tani!