Një ditë pas takimit me sukses në Athinë, kryeministri Edi Rama ka lancuar nismën e tij më të fundit; kërkon mësues për Greqinë.
Ambasada Shqiptare në Athinë informoi sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë
Ambasada i bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Greqi.
Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.
Aplikimet janë hapura deri në 30 qershor 2024.
Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: [email protected]
Shume e lumtur qe me ne fund ,mund te ushtrojm profesionin tone dhe femijet tane te mesojn gjuhen e nenes.
PërgjigjuJam shume e Lumtur qe mund te punoj perseri Tani mesuese mbas 26 vjetesh
PërgjigjuNuk mund ta besoj qe diploma ime po zgjohet pas 20 viteve ????!.
Përgjigju