Foto ilustruese

Ambasada shqiptare në Greqi: Mbyllen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, ja kur do të nisë puna

30 Dhjetor 2020, 12:47| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 13:08

  • Share

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se do të mbyllen zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nisur nga dita e nesërme, 31 Dhjetor për tu rihapur më 5 Janar 2021.

Në postim është shkruar se ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

“Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!”, shuan në fund të postimit.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?