Ceremonia e Organizuar

Ambasadorët e QUNIT-t bojkotojnë Osmanin dhe Kurtin në pritjen e organizuar për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës

12 Qershor 2023, 21:35| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 22:09

  • Share

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, kanë bojkotuar pjesëmarrjen e tyre në pritjen shtetërore në kuadër të 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit të vendit.

Në cerermoninë e organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk ka pasur as krerët e opozitës.

Të pranishëm kanë qenë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe ai i Arabisë Saudite. Mbi këtë bojkot nga ana e ambasadorëve të vendeve të QUINT-it ende nuk ka pasur një reagim nga ana e zyra e presidencës apo kryeministrisë.

Bojkoti i bërë nga ambasadorët e vendeve të QUNT duket të jetë një formë proteste për zhvillimet në veri të Kosovës dhe qëndrimet që Kurti ka mbajtur ditët e fundit pavarësisht thirrjeve të bëra nga ndërkombëtarët për tërheqjen e veprimeve në komunat e veriut.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?