Sociale

'Amerigo Vespucci' në Durrës, ambasadori Alberti: Anija 'ambasadë' shëtitëse e kulturës italiane, përforcon bashkëpunimin midis dy vendeve! Komandanti: Mezi presim vizitat nga qytetarët shqiptarë

8 Prill, 11:48| Përditesimi: 8 Prill, 12:18

  • Share

Ambasadori italian në Shqipëri Marco Alberti  e cilësoi anijen ‘Amerigo Vespucci’, që mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, si një ‘ambasadë’ shtëtitëse të kulturës italiane. Në një prononcim për mediat nga Durrësi, ambasadori Alberti theksoi gjithashtu se anija përforcon gjithashtu edhe ‘frymën’ e një miqësie dhe bashkëpunimi më të fortë midis dy vendeve.

"Nuk është hera e parë që anija Vespucci vjen në Shqipëri por me këtë anije është gjithnjë si një herë e parë. Si ambasadë jo vetëm e mbështetëm por besuam shumë në këtë iniciativë. Do të ketë më shumë se 1500 të vegjël e të rinj që do ta vizitojnë anijen, që luan edhe rolin e një ambasade shëtitëse të italisë. Vespucci është një ambasadë, një ambasadë e kulturës detare italiane, por edhe e kulturës italiane “made in Italy”. Ajo çon nëpër botë një ide përsosmërie, bukurie dhe cilësie dhe besoj edhe të shpirtit të skuadrës që karakterizon ekuipazhin por mbi të gjitha shpirtin me të cilin Italia është këtu. Besoj se të jemi në Shqipëri në këtë ditë të veçantë, me këtë anije, përforcon idenë e një bashkëpunimi dypalësh që është e ndërtuar në shumë aspekte por që ka një pikënisje simbolike të përfaqësuar nga anija dhe që vjen si mesazh: që të lundrojmë së bashku. Dhe për ta bërë mirë duhet të kemi destinacione dhe rrugë të përbashkëta.", u shpreh ambasadori. 

I pyetur për nëse mbërritja e kësaj anijeje dhe dy të tjerave përfaqëson një ditë të rëndësishme për  marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ambasadori italian u shpreh: 

"Po është. Këtë mëngjes kemi Vespuccin, që nis këtë ditë dhe që është shumë e rëndësishme për asyet që thashë, jo vetëm për simbolikën që kjo anije ka, por edhe për shtysën promovuese dhe lidhjet. Mesdheu për ne do të thotë kultura, kultura që bashkohen në një det. Tirana këtë vit është kryeqyteti I kulturës mesdhetare së bashku me Aleksandrinë e egjiptit. Kjo anije sjell kulturën italiane dhe një kulturë miqësie dhe bashkëpunimi." 

Ndërkohë, komandanti i anijes Giuseppe Lai tha se me rikthimin në Durrës, ekuipazhi kujton mikpritjen shqiptare. Ai shtoi se mezi presin që anija të vizitohet nga shumë qytetarë shqiptarë. 

"Është kënaqësi të jemi sot në Durrës me anijen Vespucci. Anija Vespucci po kthehet nga një turne ndërkontinental të nisur në 1 Korrik të 2023, gjatë të cilit ka ndaluar në 35 porte të 30 shteteve në 5 kontinente. Ka qenë një iniciativë e kërkuar fort nga ministri ynë i Mbrojtjes Crosetto, i cili në nisjen e anijes 2 vite më parë nga Genova, kërkoi që jo vetëm anija Vespucci, por e gjithë Italia të bënte një xhiro rreth botës, për ta përfaqësuar në 360 gradë jo vetëm në aspektin e mbrojtjes me përfshirjen e 12 dikastereve. Pra ky është një rol që ka shoqëruar rolin e shkollës që ka anija Vespucci. Këtij udhëtimi kontinental i bashkohet edhe një tur mesdhetar që nisi në Trieste në 1 Marsin e kaluar, dhe Durrësi do të jetë etapa e parë jashtë Italisë ndërsa tjetra në Maltë. Anija Vespucci rikthehet në Durrës, shumë prej anëtarëve të ekuipazhit, kujtojnë mikpritjen shqiptare. Kështu që jemi gati e me dëshirë të takojmë sa më shumë njerëz nga Durrësi dhe Shqipëria që do të vizitojnë anijen Vespucci këto 3 ditë.", tha komandanti. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Brenda anijes më të bukur në botë, 'Amerigo Vespucci' vjen në Durrës! Alberti: 'Ambasadë' e kulturës italiane! Ushtria do marrë dhuratë ‘Librën’


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?