Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë ekskluzive për Report Tv, teksa foli për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Itali tha se në Shqipëri duhet që të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane.
'Strategjia do të jetë vijimi i mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të përthithim edhe interesin e shoqërive të mëdha italiane në Shqipëri. Nuk është e vërtetë që në një vend të vogël mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm shoqëri të vogla, është e nevojshme që të kemi praninë e shoqërive të mëdha si në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi, këto duhet që të vlerësohen më tej dhe ne do ti mbështesim këto sektorë. Ne do të japim ndihmesën tonë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare që klima e biznesit në Shqipëri të jetë më tërheqëse. Ka edhe një proverb që thotë është më thjesht që të mbjellësh dhe të kultivosh në kopsht që të tërheqësh sa më shumë praninë e flutrave dhe ne këtë po bëjmë po punojmë sa më shumë tokën e kopshtit’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Ambasadori italian, Alberti për Report Tv: Shqipëria shumë pranë BE, partneriteti me Italinë strategjik! Do punojmë ngushtë me qeverinë e re
S.B/r.k./ReportTv.al