Pas takimit të mbajtur mes presidentit amerikan Joe Biden homologun e tij rus Vladimir Putin të mbajtur me 16 Qershor në Gjenevë dhe dakordësisë së arritur mes tyre për rikthimin e ambasadorëve , ditën e sotme është bërë e ditur se Ambasadori amerikan, John Sullivan, do të kthehet në Moskë “këtë javë”.
Deklarata u dha nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price dy muaj pas largimit nga posti të ambasadorit, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
“Ne mbetemi të përkushtuar për hapjen e kanaleve të komunikimit me Qeverinë ruse, si një mjet për të çuar përpara interesat e SHBA-së, por edhe për të zvogëluar rrezikun e llogaritjeve të gabuara midis dy vendeve tona”, tha Price.
Ambasadori rus, Anatol Antonov, u kthye në SHBA më 20 qershor, ku ai u deklaroi mediave se është optimist dhe se dëshiron të ndihmojë në krijimin e marrëdhënieve “të barabarta dhe pragmatike”.
Antonov, u largua nga SHBA pasi Biden gjatë një interviste që është dakord me përshkrimin që i bëhej Putin si “vrasës”.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar qëkur Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.
Uashingtoni ka vendosur sanksione për Moskën për sulme kibernetike, për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA dhe për helmimin dhe burgosjen e politikanit rus opozitar, Aleksei Navalny.