Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe Albin Kurti

Ambasadori amerikan në Kosovë Kosnett, i përgjigjet deklaratave për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Ky nuk është vizoni i SHBA-së për Ballkanin!

23 Shkurt 2021, 09:38| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 09:43

  • Share

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për emisionin ‘Pressing’ në T7, ka dhënë komentin e tij lidhur me deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradijan për krijimin e “Shqipërisë se Madhe”.

Ai theksoi se vizioni i SHBA-së, për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe apo Serbia e Madhe, duke shtuar se duhet të ndërtojmë ura dhe jo të shtojmë mure.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu. Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi. Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie. Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai.

Gjatë intervistës ai ka folur edhe lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se “bota nuk pret” dhe se Kurti duhet t’i përmbahet premtimit se kjo çështje është në vendin e 4 në listën e prioriteteve.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë gjatë 20 viteve të shkuara. Nuk ka pikë dyshimi në këtë. Kur zoti Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë – përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se dy vitet e para, katër vitet e para do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, prandaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, deklaroi diplomati amerikan.

Ai gjatë intervistës tha së mundi i kaq viteve për normalizimin marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të zhvlerësohet, duke shtuar se ka diskutuat edhe me Kurtin lidhur me këtë çështje.

“Po dhe e kam thënë privatisht dhe publikisht se, e them sërish, se duam të kemi marrëdhënie bashkëpunuese. Duam të dëgjojmë e jo vetëm t’ju flasim, por t’i dëgjojmë partnerët tanë në Kosovë dhe në Serbi, në rajon për çështje si dialogu, si integrimi ekonomik rajonal. Pra, dëshirojmë që të ecim përpara me mendje të hapur, e në këtë aspekt kemi thënë, Sekretari i Shtetit Blinken ka thënë se nuk do të hedhim poshtë tërë punën që është bërë për Ballkanin nga administrata paraprake. Duam t’i rishikojmë me kujdes, t’i rimendojmë dhe të mbajmë atë që e vlen për të mbajtur. Prandaj, gjithashtu do të inkurajoja edhe të tjerët që të jenë mendje hapur dhe të shqyrtojnë bashkërisht çka është bërë në të kaluarën që ia vlen për t’u ruajtur për të ardhmen”, tha Kosnett.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?