Për të kujtuar Masakrën e Reçakut ka qenë i pranishëm sot në ceremoni edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Jeffrey Hovenier tha se “ pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”.
“Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.
Hovenier citoi ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton që në atë kohë kishtë thënë: „Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.
Lajmi kryesor:
Presidentja Osmani kujton viktimat e Masakrës në Reçak! Serbët vranë 45 civilë shqiptarë
K.T./ReportTv.al