Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se tërheqja e trupave nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiçit ishte një hap i mirë dhe se ky arrestim ishte në interes të Uashingtonit që të gjente një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.
“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese të vogël të trupave dhe se, në këtë kuptim, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill
Udhëheqësi i sulmeve në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë e cila i ka komunikuar dhe masën e ndalimit 48 orë, informon ministria e Brendshme e Serbisë.
Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.
Lajmi kryesor:
PE sot debat të jashtëzakonshëm për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë! KFOR shton forcat në veri
S.S/ReportTv.al