Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith

Kronikë

Ambasadori britanik: Disa kriminelë kanë kërkuar që ta përdorin protestën e shqiptarëve në Britani për të pastruar imazhin e tyre

16 Dhjetor 2022, 13:42| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 13:44

  • Share

TIRANË- Protesta e shqiptarëve në Londër, kundër deklaratave të ministres së Brendshëm Suella Braverman, për ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith është përdorur nga kriminelë për të pastruar imazhin e tyre. Në një intervistë në media, Alastair King-Smith tha se është vënë re se si gjatë kësaj proteste ka pasur kriminelë dhe individë që e kanë përdorur për të pastruar imazhin e tyre.

“Disa nga ata që protestojnë, sigurisht po e bëjnë në mënyrë paqësore dhe ne e mirëpresim këtë në çdo kontekst. Kjo është një nga vlerat në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu kemi parë që kriminelë dhe individë të tjerë po kërkojnë ta përdorin këtë si një mënyrë për pastruar imazhin e tyre. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë së bashku për këto çështje”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

Mes debatit të shumtë për emigrantët, diplomati tha se ajo që është shqetësue janë trafikantët që po e shfrytëzojnë këtë moment dhe kjo sipas tij është një sfidë e përbashkët për të gjithë.  

“Ne vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike, kështu u shpreh ajo.  Problemi ynë është me trafikantët dhe mënyrën se si ata po i shfrytëzojnë njerëzit, dhe kjo është një sfidë e përbashkët për ne dhe për vendet e tjera”, tha Alastair King-Smith.

Protesta e shqiptarëve u mbaj në 12 nëntor, ku mijëra shqiptarë mbushëm rrugët e Londrës dhe kërkonin që Braverman t’u kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?