Duncan Norman

Politikë

Ambasadori britanik Duncan Noman drejt fundit të mandatit, zbulon pasardhësin: I lumtur për të, po mëson shqip

10 Shtator 2020, 13:57| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 16:43

  • Share

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman është drejt përfundimit të mandatit të tij, ndërsa me një twitter ka zbuluar emrin e pasardhësit të tij. Ambasadori Norman shprehet i lumtur që do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith, ndërsa zbulon se ai po mëson aktualisht shqip.

Norman do të qëndrojë në detyrën e ambasadorit britanik në Tiranë deri në shtator të 2021

"Unë jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga Shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Në ndërkohë Alastair po mëson shqip", shkruan Norman.

Alastair King-Smith është emëruar Ambasadori i Madhërisë së saj në Republikën e Shqipërisë në vazhdimësi  Duncan Norman, i cili do të marrë emërimin e tij në Shtator 2021.

I.K/er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqipfoles: 10/09/2020 14:46

    ta pyese Lu-ne se ai ishte specialist by*** ne shqip.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?