Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës plenare që çel sesionin e ri parlamentar në orën 17:00.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner kanë mbërritur në Kuvend.
Gjithashtu edhe ambasadorë të vendeve të tjera do të jenë të pranishëm në seancën që pritet të nisë me fjalën e presidentit, Bajram Begaj.
Lajmi kryesor:
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
B.V//ReportTv.al