Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar me këngëtaren e mirënjohur Parashqevi Simaku. Ka qenë një mbrëmje në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me ikonën e muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.
“️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.
Parashqevi Simaku, e cila jetonte e pastrehë në New Jork tronditi opinionin publik shqiptar, muaj më parë në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale. Ajo u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë atje, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re.
Komente
