Karikatura e publikuar nga ambasada e SHBA në Tiranë në ditën e 1 prillit

Politikë
Top 24

Ambasadori Donald Lu kërkon llogari: Ku janë peshqit e mëdhenj?

1 Prill 2018, 17:16| Përditesimi: 1 Prill 2018, 17:37

  • Share

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka ironizuar institucionet shqiptare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në 1 prill, që është dita e gënjeshtrave. Ambasada e SHBA ka publikuar një karikaturë, ku Donald Lu shfaqet pranë një dyqani ku lexohet ‘Peshk i Madh’ dhe kërkon të dijë se ku janë peshqit e mëdhenj, ndërsa në arka ka vetëm sardele dhe shitësi i drejton një duke i treguar se e ka gënjyer me rastin e 1 prillit. Ambasada e SHBA e shoqëron karikaturën duke ironizuar institucionet shqiptare me urimin “Gëzuar ditën e gënjeshtrave”.

Prej fundit të vitit të kaluar, ambasadori paralajmëroi se në janar të këtij viti do të kishte arrestime të peshqve të mëdhenj, por muaji i parë dhe i dytë ikën dhe askush nuk ra në ‘rrjetë’, ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj për tjetërsim të pronave, por u lirua nga gjykata për të vijuar hetimin në gjendje të lirë.


Fotoja e publikuar nga ambasada amerikane ne Tirane

Komento

Komente

  • Xhemja: 03/04/2018 03:47

    Rama si trup eshte peshk I madh po si politikan eshte cironke Per kete e ka pasur idene luja

    Përgjigju
  • PidhQiresi: 02/04/2018 11:06

    oh sa mire!

    Përgjigju
  • Vandali i PD-se: 02/04/2018 08:55

    Peshqit e medhenj jane ne selite e partise PD-estruktive dhe te LSI-se.Ata jane me doreza te bardha dhe ndersejne disa brigante lamashe idiote,ndofta dhe duke i paguar...!?te shkaterrojne diten ne diell pronen e popullit dhe te sulmojne policine e shtetit.Ata kane emra konkrete,quhen Salih Berisha,te cilin para disa ditesh shkuat ju dhe e takuat ne zyre...,eshte tavarish Lyli...eshte Flamuri pa bisht,Noka i UDB-se...,u shkon pas si vjerdullza dhe tregetarja e gjithckaje dhe vecanerisht e kokaines....Monika e like floririt.Doni me per Belulin zoti Lu?Fakte per ta? Sa te duash.Per Berishen? Nje mal sa mali i Tomorrit me fakte te gjalla...Per Lylin? po ashtu.Per Moniken?Shihni vetem vilen e saj ne Lalez,krahas vilares se Berishes dhe ndiqni fillin e pasurise perallore te ciftit presidencial dhe do gjeni dhe te tjera xhevahire te tyre...Politika shqiptare ka nevoje per nje termet 9 ballesh qe te shkundet,perndryshe...

    Përgjigju
  • 007: 02/04/2018 08:09

    Diplomat... këngetar... dhe karikaturist . Shumte kurioz per surprizën tjetër !! Peshkatar !

    Përgjigju
  • Amerike nderhy sa me shpejte.: 02/04/2018 00:25

    Duhet te krijohet sa me shpejte nje qeveri antimafie dhe nuk duhet te kandidoj askush per deputet pa kaluar vetingun,ndryshe mjere ky komb.Kjo behet vetem me ndihmen e SHBA.

    Përgjigju
  • Eri: 01/04/2018 20:40

    Te gjith aty i ke o ambasador pa lidhje se ti je me keq nga rama si ata qent qe lehin kot je ambasadori i bler drejtperdrejt nga edi rama leri reklamat se nuk te beson me njeri po mer ato leket qe te japin e je ne regull te plasi ty per shqiptaret shqiptaret kan pas nene terezen skan nevojen tende te nje mashtrusi te veshur me flamur amerikan

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 01/04/2018 18:54

    Jane fut ne b** te Ilirit, Berishes, Bashes & CO. Jane pa hala ndaj nuk ndjejne dhimbje.

    Përgjigju
  • Nancy: 01/04/2018 18:32

    Ne parlament Zoti Lu, aty bertasin qe mos ti kapin dot ne rrjete, hidhen e perdridhen dhe duan te ndertojne aeroport ne kukes dhe vlore

    Përgjigju
  • Ilo: 01/04/2018 17:55

    Ne Kukes Lu ata fakiret qe jane arrestuar jane peshqit e medhenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?