Sociale

Ambasadori Gazheli propozon lidhjen e katedrës së gjuhës shqipe në Turqi me Universitetin e Kalabrisë

31 Maj 2019, 12:50| Përditesimi: 31 Maj 2019, 12:58

  • Share

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Universitetin e Trakisë në Edirne, i vetmi universitet i cili ka katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Gjatë bisedës me rektorin, pedagogë dhe studentë të kësaj katedre, Gazheli foli për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, lidhjen e uravë të tjera të bashkëpunimit si dhe përhapjen e praktikave të mira.

Ndër të tjera ambasadori Gazheli propozoi edhe lidhjen me katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?