Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman mbështet diskutimet për marrëveshjen e asociacionin Kosovë-Serbi

25 Janar 2023, 12:03| Përditesimi: 25 Janar 2023, 12:05

  • Share

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se “pajtohet plotësisht” me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkroi Rohde në Tëitter.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar për datën 31 janar një diskutim për këtë asociacion, ku ka thënë se janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe politikanë të tjerë.

“Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për këtë çështje më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, tha ambasadori gjerman.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja për krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Zyrtarët në Kosovë thonë se nuk mund të krijohen asociacione njëetnike, ndërsa ata në Serbi këmbëngulin në formimin e Asociacionit të dakorduar. Një ditë më parë, Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e  Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë ftesë për këtë diskutim./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?