Politikë

Ambasadori gjerman Zingraf: Në parlamentin e ri palët të punojnë për Reformën Zgjedhore, ka gjëra që nuk zgjidhën! Negociatat me BE? Pyetje 1 mln dollarëshe

23 Korrik 2021, 12:07| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 12:20

  • Share

‘Opozita dhe maxhoranca duhet të punojnë për të vijuar Reformën Zgjedhore, në parlamentin e ardhshëm, pasi ka ende gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar’. Kështu tha nga Korça, ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, teksa u pyet në lidhje me paralajmërimin e opozitës se do të kërkojnë një reformë të re Zgjedhore dhe Territoriale. Zingraf tha se secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, duke shtuar se do ta mirëpriste vazhdimësinë e procesit te kësaj reforme.

‘Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë  që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjera që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit te kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit’- tha Zingraf.

Nga Korça, ambasadori Gjermani Peter Zingraf pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo është përgjigjur në lidhje se kur do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE, pyetje të cilën e quajti ‘1 mln dollarëshe’.

“Është një pyejte 1 milion dollarshe, në donim, do të punojmë me partnere dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam ti respektojme premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret,”- tha Zingraf.

Ambasadori gjerman u pyet edhe në lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë. Zingraf tha se kemi parë që reforma ka dhënë efektet e saj, dhe se që të ecë para ka nevojë për mbështetje.

“Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ecë përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet pragmatike dhe praktike  mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re te reformës, dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”- tha Zingraf.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?