Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme (21 shtator) me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.
Në fokusin e takimit në zyrën e Hajnaj ishte vijimi i reformës në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe rëndësia e rolit të Byrosë për të bërë të mundur këto procese.
Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se ngritja e BKH-së është një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.
Postimi i plotë në Twitter:
"Ishte një takim i mirë me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Ngritja e BKH-së shtë progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin".