Ambasadori gjerman në Kosovë: Po vihen në rrezik projekte të mëdha! Opozita t’i japë fund bllokimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

23 Tetor 2023, 15:30
  • Share

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në një postim në platformën “X”, Rohde ka shkruar se me mosmiratimin e tyre po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore mes Gjermanisë dhe Kosovës. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë akterët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar Rohde.

Disa javë më parë dështoi miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit. Marrëveshjet e ndërkombëtare që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”. 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?