Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Sociale

Ambasadori gjerman 'zhvishet' nga kostumi i diplomatit, ndan pamjet duke përgatitur fli në saç në Kosovë (VIDEO)

29 Gusht 2024, 10:38| Përditesimi: 29 Gusht 2024, 10:45

  • Share

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde duket se është “zhveshur” nga kostumi i diplomatit dhe ka shijuar gatimet dhe natyrën në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “X”, ambasadori shihet bashkë me një grup turistikësh në Gjeravicë duke pjekur ushqimin tradicional, fli në saç dhe duke mbledhur boronica.

“Kalova kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe”, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?