Ambasadori Gozato i dorëzon Progres-Raportin e BE deputetes Tabaku

Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres-Raportin, Tabaku: Parlamenti ka dështuar, ligje kundër frymës së BE! Opozita ka luajtur rol në procesin e integrimit

31 Tetor, 16:00| Përditesimi: 31 Tetor, 22:32

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, i ka dorëzuar deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, vetë ligjvënësja shkruan se me ambasadorin Gonzato diskutuan lidhur me raportin e progresit, i cili pasqyron gjithashtu shqetësimet reale të opozitës.

Duke iu referuar progres-raportit, Tabaku ka renditur edhe disa nga shqetësimet e opozitës.

“Parlamenti ka dështuar të realizojë një reformë tërësisht gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nga çështja e ish-ministrit të Jashtëm deri te ligji për komisionet hetimore dhe rregullorja e Kuvendit, për të cilat janë penalizuar padrejtësisht deputetët e opozitës. Ligje që shkojnë kundër frymës së legjislacionit të BE-së, si ato për Prokurorinë Publike, zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe legjislacioni për kanabisin”, shkruan Tabaku.

Ndër të tjera, deputetja e PD-së nënvizon se “sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë”.

“Roli i padiskutueshëm i opozitës në procesin e integrimit, por edhe në hapësirën parlamentare për të ushtruar funksionet e saj të kontrollit dhe monitorimit, përfshirë të drejtën për komisione hetimore dhe të gjitha instrumentet e tjera parlamentare. Pavarësia e institucioneve të kontrollit financiar, si KLSH dhe BSH, dhe mbrojtja e tyre nga ndërhyrjet dhe presioni politik”, shkruan Tabaku.

Në përmbyllje të reagimit të saj, deputetja demokrate thekson se megjithëse në një klimë të tensionuar, opozita ka luajtur rolin e saj në procesin e integrimit. Sipas deputetes, ky proces nuk mund të jetë ekskluzivisht i qeverisë, sepse është një proces kombëtar për Shqipërinë, dhe nuk mund të mbetet vetëm në letër.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alniku: 05/11/2024 08:37

    Eh mi tabakhone mendoja se ishe ndryshe por je pjella e asaj partie Demonkratike dhe lum ne që të kemi kryetare por si është ajo fjalë e urtë vonon por nuk harron edhe ti e ke faturën në zgjedhjet e ardhshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?