Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Rama progres raportin e BE për Shqipërinë për vitin 2024. Gonzato tha se BE mbështet ambicien e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat deri në 2027.
Çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, Gonzato e quan një moment kyç në rrugëtimin drejt anëtarësimit.
“Raporti i këtij viti del në një kornizë të favorshme për integrimin. Çelëm negociatat për grupkapitullin e themeloreve. Nuk do lodhem kurrë së theksuar se sa shumë kjo shënon një moment kyç në rrugëtimin drejt anëtarësimit.
Vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE si përparësi kyçe. Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. KE mbështet çeljen e gupakpitullit 6 marrëdhëniet me jashtë nëse ky trend pozitiv vazhdon. Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme”, tha Gonzato.
Lajmi kryesor:
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
SI.E.//ReportTv.al