Gonzato dhe Dhuka

Ambasadori i BE-së takim me kryenegociatoren Dhuka: Fokusi ynë, përshpejtimi i reformave! Kemi nevojë për lidership të fortë politik

18 Janar, 18:08| Përditesimi: 18 Janar, 18:25

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me Ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhukën të cilës përcjellë mesazhin se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në përshpejtimin e reformave që lidhen me integrimin e vendit.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, Gonzato shkruan se vendi ka nevojë për lidership të fortë politik dhe administratë solide.

“Nuk ka kohë për të humbur! Përshpejtimi i reformave të lidhura me BE-në nga Shqipëria duhet të jetë fokusi ynë i përbashkët pas procesit të suksesshëm të shqyrtimit analitik të legjislacionit.

Ky ka qenë mesazhi kryesor që i përcolla Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka gjatë takimit të djeshëm. Për këtë ne kemi nevojë për lidership të fortë politik, një administratë publike solide dhe një angazhim proaktiv me të gjithë aktorët.

#EvropaËshtëKëtu për të ndihmuar Shqipërinë t’ia dalë me sukses kësaj sfide,” shkruan Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?