'Mos urino në derën para klubit', Hovenier i ashpër me Kurtin! Gazetarja: E merituar, kryeministri po nxit vendin kundër SHBA dhe BE

26 Shtator, 12:29| Përditesimi: 26 Shtator, 13:06

  • Share

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier bëri një deklaratë të fortë ditën e djeshme teksa u shpreh se Albin Kurti po e drejton vendin kundër SHBA dhe BE me veprimet e tij, ndër të tjera duke pëmendur shprehjen për Kurtin 'Mos urino në derën para klubit'.

Më shumë lidhur me këtë deklaratë foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ gazetarja nga Prishtina, Afërdita Maliqi. Ajo theksoi për Nertil Agalliun se qeveria e Kosovës duhet ta marri seriozisht këtë deklaratë dhe se ajo është tërësisht e merituar.

'SHBA dhe ambasadori amerikan ka qenë shumë herë i zëshëm. Ka thënë nuk kemi probleme me popullin por me qeverinë, ka qenë kritik ka hequr vërejtjen ka këshilluar. Por qeveria e Kosovës ka vazhduar me veprime të njëanshme. Jo rastësisht ka ardhur kjo deklaratë e ambasadorit Hovenier, me domethënie të madhe. Duhet me pas kujdes kur duhet të hysh diku. Është i drejtpërdrejtë ndaj Kurtit. Është pak banale në mënyrën e thënë por kjo qeveri e meriton dhe kështu me ia thënë në momentin kur nuk kupton atë që i kërkohet nga aleatët. Opozita e ka mbështetur këtë deklaratë. I kanë bashkangjitur deklarata. Qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht deklaratën e ambasadorit amerikane. Mesazhi i marrë nga ambasadori duhet seriozisht të merret nga qeveria. Ne po hyjmë në një fushatë zgjedhore.'

Më tej ajo vuri në dukje se këto 4 vite, Kurti nuk ka patur asnjë takim me përfaqsues të DASH dhe nuk ka patur ftesë për në SHBA.

'S’kemi pasur kurrë marrëdhënie të tilla me SHBA. Por kur SHBA kështu duhet, Kosova është pajtuar me ato që ka kërkuar SHBA. Nuk ka qenë e lehtë me votuar Gjykatën Speciale, por ka qenë kërkesa e SHBA. Që kur ka ardhur Kurti relacionet me SHBA kjo qeveri e ka ndryshuar. Ka 4 vjet që Kurtin nuk e kemi parë kurrë në DASH, në një takim të nivelit të lartë me SHBA. E kemi parë duke marrë vërejtje nga ambasadori, përfaqësues. Edhe këto momente, Kurti është në Amerikë, por jo me një ftesë të SHBA, po në një eveniment ku nuk pritet takim me rëndësi me zyrtarë të DASH.'

Sa i përket zgjedhjeve që po afrojnë, Maliqi  mendon se qytetarët tashmë e kanë parë izolimin e Kurtit nga perëndimi dhe nuk duket shumë favorit për në zgjedhje.

'Është një lloj fryme, kur një parti merr vota, pastaj e predispozuar me marrë dhe herë tjetër dhe ndoshta i jepet mundësi. Por pavarësisht sondazheve rrethanat kanë ndryshuar. Nuk janë qytetarët e 2021, kanë pasur mundësi me parë. Energjinë e ka kanalizuar me bisedime me Serbinë që nuk kanë sjellë diçka. Në aspektin e brendshëm nuk ka pasur ndonjë zhvillim ekonomik. Është në kolaps, qindra të rinj ikin. Çdo ditë lokale mbyllen në Prishtinë. Edhe nëse del i pari, do ta ketë detyrume me bo qeverinë me një parti tjetër parlamentare.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?