Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe presidenti Bajram Begaj

Ambasadori i BE Silvio Gonzato i dorëzon Begajt progresraportin për Shqipërinë, presidenti: Na nxit të punojmë fort

31 Tetor, 10:50| Përditesimi: 31 Tetor, 10:55

  • Share

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar ditën e sotme presidentit Bajram Begajt progresraportin për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se kjo është një nxitje për të punuar më shumë për të arritur objektivat për anëtarësimin në BE. 

“Ditë e mirë për Shqipërinë!  Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë.  Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?