TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Delegacioni i BE në Tiranë ka zbardhur takimin mes Gonzatos mes ministrit Hoxha.
Gjatë takimit Gonzato dhe Hoxha ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE.
Gjithashtu ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. Gonzato shprehu mbështetjen e BE për agjencitë e zbatimit të ligjit.
"Takova sot Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ramë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE. Gjithashtu folëm për partneritetin tonë të ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonzato.
o maxhuno kush je ti mor, cecua me bicak jam une
PërgjigjuKishte lezet Rrila nen ure. Ehhh si erdhi kjo pune, ik se na zune
PërgjigjuLigji eshte bere tja fusi vrapit per vete...
Përgjigju