Politikë
Top 24

Ambasadori i BE: Vijoni goditjen e grupeve kriminale, këto janë rezultatet që ka pritur BE-ja

6 Nëntor 2018, 11:37| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 15:20

  • Share

Delegacioni BE në Tiranë nisi Konsultimet Publike mbi Raportin Vjetor Shqipëria 2019 që i paraprinë dokumentin strategjik për zonën e zgjerimit nga Komisioni Evropian miraton. Një prej pikave që do të analizohet është edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; përfshirë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit. Ambasadori Luigi Soreca komentoi pozitivisht aksionet e fundit të policisë së shtetit.

Lidhur me historikun e zbatimit të ligjit, gjatë muajve të fundit, Policia e Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë disa operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar dhe në veçanti, kundër trafikimit të drogës. BE-ja i ka mirëpritur këto operacione. Ne kemi parë nga Policia e Shtetit Shqiptar atë lloj veprimesh proaktive dhe rezultatesh të prekshme që Bashkimi Evropian ka pritur nga Shqipëria.

Luigi Soreca

E ndërkohë që presidenca dhe qeveria është përfshirë në një përplasje të fortë për emrin e Sandër Lleshit në krye të punëve të brendshme Ambasadori Soreca përmes një gjuhe diplomatike foli për rëndësinë e drejtimit të kësaj ministrie.

Ky trend pozitiv duhet të ruhet dhe një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, e aftë të vazhdojë me forcë luftën kundër krimit të organizuar, është thelbësore për Shqipërinë në udhën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Luigi Soreca

Raporti i radhës vlerësues për Shqipërinë nga Komisioni Europian për Këshillin do të publikohet në pranverë 2019.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?