Kronikë

Ambasadori i BE-së: Të ngrihet sa më shpejt SPAK-u për të luftuar krimin dhe korrupsionin

25 Qershor 2019, 13:28| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 13:30

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca kërkon ngritjen sa më shpejt të SPAK-ut për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Gjatë takimit me Gent Ibrahimin, ai thotë se kryetari i KLP-së e ka informuar mbi hapat e fundit në prag të krijimit të SPAK-ut.

"Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi më ka informuar sot mbi etapat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për SPAK. Është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të përmirësuar më tej aftësinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar" shkruan ai.

Ngritja e SPAK shihet si një pikë kyçe për reformën në drejtësi pasi nga krijimi i saj varet shumë institucione të tjera mes tyre dhe zbatimi i ligjit për masat shtesë të sigurisë në burgje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?