Ilir Proda

Kronikë

Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës

23 Janar, 13:51| Përditesimi: 23 Janar, 13:54

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasadorin e Republikës Federative të Brazilit João Tabajara De Oliveira Júnior dhe me Zëvendësambasadorin, Ministër Këshilltar, Ricardo Primo Portugal.

Drejtori dhe Ambasadori konfirmuan gatishmërinë e plotë të organizatave që ata përfaqësojnë, për të intensifikuar bashkëpunimin, në koordinimin e INTERPOL dhe EUROPOL, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafiqeve dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu, Proda dhe Ambasadori çmuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve, i cili ka rezultuar me konstatimin dhe goditjen e një sërë rastesh të trafikimit të vajzave dhe grave, nga Brazili, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në Shqipëri.

Më tej, u dakordësua që ky bashkëpunim të mos kufizohej vetëm në aspekte të punës policore, por të shtrihej edhe te ofrimi i trajnimeve për punonjësit e sektorëve që merren me hetimin e krimeve, shkëmbimi i metodave dhe eksperiencave më të mira policore, si dhe te asistenca teknologjike.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?