COVID hyn në ambasadën e Kosovës në Tiranë. Ambasadori Nait Hasani është infektuar me koronavirus.
Vetë Hasani e ka bërë publik lajmin në një postim në Facebook.
“Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, njofton ambasadori Nait Hasani.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri u regjistruan 644 raste të reja dhe 8 persona humbën jetën për 24 orë.
Lajmi kryesor:
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
K.T.//ReportTv.al