Politikë

Ambasadori i OSBE nga Elbasani: Hetim të incidenteve zgjedhore, gjyqësori të bëjë punën, kini besim tek institucionet (VIDEO)

12 Maj 2021, 13:25| Përditesimi: 12 Maj 2021, 14:15

  • Share

Ambasadori i OSEB-së, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar që të gjitha incidentet zgjedhore që u shfaqën si para zgjedhjeve dhe gjatë tyre të hetohen nga prokuroria dhe gjykata të jap një vendim sa më të shpejtë. Ai tha se kjo është rruga e duhur e të bërit demokraci, që ngjarjet të hetohen, ndërsa theksoi se njerëzit duhet të kenë besim tek institucionet. Këto deklarata ambasadori Del Monaco i bëri gjatë vizitws zyrtare që zhvilloi në Elbasan, ku u prit nga kryetari i bashkisë, drejtori i policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.  

"Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci. Pasi mora pjesë në trajnimin që OSBE-ja iu ofroi në prag të zgjedhjeve për ta përgatitur më mirë Policinë e Shtetit në garantimin e sigurisë pranë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë saj. Ne u ofruam trajnim më shumë se 6 mijë punonjësve të policisë. Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional: besoni tek institucionet”, tha Del Monaco.

Në lidhje me procesin e integrimit,  Del Monaco tha se OSBE do të ndihmojë në forcimin e shtetit të së drejtës, demokratizimit dhe proceseve zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit.

"Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Po të lexoni mandatin që përfaqëson kushtetutën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, do të shihni se aty ka disa përparësi, duke filluar nga shteti i së drejtës, demokratizimi, proceset zgjedhore, të cilat ndihmojnë shumë në arritjen e përparësive strategjike kryesore të Shqipërisë. Ama pa ngatërruar rolet, pasi unë me shumë krenari përfaqësoj OSBE-në në këtë vend”, tha ambasadori.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?