Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec. Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë.
Tarran ndër të tjera theksoi se ka shumë punë për të promovuar Pogradecin për vizitorët e huaj, por jo vetëm.
"Erdha në Pogradec për një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Programi i ri parashikon hapjen e zyrave të informimit ne çdo gjykatë, çfarë do të garantojë transparencën me publikun.
Është hera e parë që vizitoj Pogradecin. Në takimin me kryetarin e bashkisë kemi folur për qytetin, për rajonin, me potential të madh zhvillimi. Jeni me fat që keni këto pasuri natyrore të jashtëzakonshme,me liqenin, me malet,me pikat kufitare,që janë gjithashtu një mundësi zhvillimi. Keni potential të madh, por jo shumë të njohur. Ka shumë punë për ta promovuar Pogradecin edhe për vizitorët e huaj, po ashtu edhe Rajonin tuaj.
Ne si prezencë e OSBE kemi disa projekte,ne po mbështesim Këshillat Vendorë të Sigurisë,një iniciativë shumë interesante ku disa institucione dhe shoqëria civile, takohen për të diskutuar problemet e sigurisë në bashki. Siguria nuk është vetëm detyrë e organeve ligjzbatuese, por e të gjithëve. Organizatat e shoqërisë civile në këtë kontekst mund të luajnë rol, duke mbledhur informacione,tërhequr vëmendjen për problematika të veçanta, në qytete ose fshatra.
Po mendojmē si do zhvillojmë programe tē tjera mbështetëse për gratë, ekonominë,trashëgiminë kulturore, turizmin", tha Tarran.
Komente
