Pas vizitës së Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka shkruar se ishte i nderuar që zyrtari i lartë i SHBA-ve të pritej në Kosovë.
Ambasadori ka thënë se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.
“I kënaqur që e mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit në Kosovë dje. Partneriteti ynë me Kosovën është i fuqishëm. Gjatë qëndrimit këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një varg udhëheqësish, përfaqësues qeveritarë e të shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.
Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, qëndroi për nnjë vizitë zyrtare në Kosovë këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.
Ky i fundit pati takime të ndara me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile.